Politike

Ultimatumi! Dy ditë para lëvizjes së Berishës, blindohet porta në selinë e PD-së

3 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
Ultimatumi! Dy ditë para lëvizjes së Berishës, blindohet

TIRANË- Selia e Partisë Demokratike është blinduar ditën e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se porta kryesore e hyrjes në seli është blinduar.

Kjo lëvizje vjen dy ditë para ultimatumit të ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit kryeopozitari Lulzim Basha duhet të largohet nga selia pasi është shkarkuar nga detyra. Sipas Berishës, numri një i PD nuk e mban më atë post që prej 11 dhjetorit, ndaj dhe ka paralajmëruar se do të largohet “butësisht” më 5 janar.

Ndërkohë që nga ana e tij, kryedemokrati e ka injoruar ultimatumin, por është shprehur gati për të gjithë “skenarët”, duke mos i përjashtuar mundësitë për përplasje mes dy palëve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha selia e pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha selia e pd

Sondazh

Poll