Sport

Me barrelë në stadium për ekipin e zemrës, 17-vjeçari humb jetën nga kanceri

4 Janar 2022, 11:06 Nga DOSJA
Me barrelë në stadium për ekipin e zemrës, 17-vjeçari

SPANJE – Një lajm i trishtë vjen nga Spanja, Miguel Toral, tifozi i ri i Betis, që e ndoqi ekipin e zemrës në barelë, vdes nga kanceri.

Tifozi 17-vjeçar kishte mundur të shoqëronte ekipin e tij në barelë, falë fondacionit “Ambulancia del Desire”, madje kishte pasur mundësinë të përshëndetej dhe të bënte foto me lojtarë të ndryshëm nga skuadra, si kapitenin Joaquín, ose me trajnerin kilian Manuel Pellegrini. Djaloshi kishte ndjekur në këtë gjendje skuadrën e tij të zemrës në tre ndeshje në transfertë.

Klubi i Betisit kishte planifikuar që Miguel Toral të merrte pjesë në ndeshjen kundër Celtas ditën e djeshme, por shëndeti i tij u përkeqësua ditët e fundit.

“Sot është një ditë shumë e trishtuar. Miguel na ka lënë. Faleminderit që ishit shembull i luftës dhe jetës për të gjithë ne. Real Betis shpreh gjithë dashurinë dhe inkurajimin e tij për familjen dhe të dashurit tuaj në këto kohë të vështira. Pusho në paqe”. Ky është mesazhi i shpërndarë në profilet e klubit të La Liga-s, së bashku me një video të njërës prej vizitave të Miguelit në ekip gjatë udhëtimit me barelë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #primeradivision betis tifozi #primeradivision betis tifozi

Sondazh

Poll