Sport

Super-ylli Lionel Messi, gati të bashkohet me Inter Miami të David Beckham…

4 Janar 2022, 10:56 Nga DOSJA
Super-ylli Lionel Messi, gati të bashkohet me Inter Miami të David

SHBA – Edhe pse Lionel Messi po jeton sezonin e tij të parë me PSG dhe thashethemet për të ardhmen e tij nuk kanë vonuar të shfaqen, ndonëse kontrata e “Pleshtit” është në fuqi edhe për sezonin e ardhshëm. Ditët e fundit ka nisur të qarkullojnë fjalë, se ylli argjentinas më në fund do të shkojë te MLS në vitin 2023 dhe do të luajë me Inter Miami.

Sipas informacioneve të “Mirror”, skuadra e David Beckham po udhëheq garën për të marrë shërbimet e lojtarit nga Rosarios. Megjithatë, lëvizja mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë kontrata e futbollistit me PSG-në. Megjithëse New York City është gjithashtu në garë, interesat me e kompanisë “City Football Group” janë ftohur, pasi ai vendosi të nënshkruajë me PSG-në në vend të Manchester Cityt.

Në moshën 34-vjeçare, Messi do të mendonte futbollin në SHBA, si destinacionin kryesor për t’i dhënë lamutumirën futbollit të luajtur. Nga ana tjetër, Leo tashmë ka një pronë në Miami, kështu që problemet për të gjetur një vend të përshtatshëm për familjen e tij do të zgjidheshin nëse do të vendoste të shkonte me Interin.

Gjithashtu në muajt e kaluar, sulmuesi ka komentuar, se do të dëshironte të jetonte edhe përvojën e të luajturit në ligën amerikane. Ndërkohë që Beckham e ka bërë të qartë se do të dëshironte të kishte yjet e mëdhenj të futbollit në skuadrën e tij.

Prandaj edhe Inter Miami ka joshur shumë Messin të nënshkruajë një marrëveshje me ta, ndaj ata shpresojnë që më në fund vitin e ardhshëm ta kenë “Pleshtin” midis tyre, për të ndërtuar një projekt të madh dhe ambicioz.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport david beckham lionel messi inter miami ka joshur shumë messin largimit të lionel messit nga barcelona lionel messi për prezantimin e lionel messit. david beckham lionel messi inter miami ka joshur shumë messin largimit të lionel messit nga barcelona lionel messi për prezantimin e lionel messit.

Sondazh

Poll