Sport

Donnarumma thumbon kuqezinjtë: “Te PSG ka presion se duan të fitojnë gjithçka”

4 Janar 2022, 10:50 Nga DOSJA
Donnarumma thumbon kuqezinjtë: “Te PSG ka presion se duan të

FRANCE – Gianluigi Donnarumma rikthehet të flasë për tifozët kuqezi dhe këtë gjë e bën në një intervistë për mediat franceze nga Parisi. “Te Paris SG ka më shumë presion se te Milani, tani jam në një skuadër që kërkon të fitojë gjithçka.”

Megjithatë që nga koha kur ka kaluar te skaudra franceze, ndeshjet e tij kanë qenë të limituara, pasi në të shumtën e rasteve në portë është Keylor Navas. Pikërisht për këtë rivalitet portieri i kombëtares italiane tregon.

“Gjithcka është normale mes nesh, ai është mik me mua.”

Sa i përket trofeut, si portieri më i mirë i vitit ai shton: “Për mua ky trofe sinjalizon vetëm fillimin, ambiciet e mia nuk ndryshojnë, dua vetëm të fitoj, të fitoj, të fitoj.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport donnarumma milan psg donnarumma milan psg

Sondazh

Poll