Sport

Ince: “Nuk do t’ia kisha dhënë shiritin e kapitenit CR7, do të preferoja McTominay”

4 Janar 2022, 10:08 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo ishte kapiteni i Manchester United në ndeshjen kundër Wolverhampton. Një zgjedhje, që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re. Dhe ai, në rolin e komentatorit nuk foli vetëm për “Sky Sports”, edhe pse zgjedhja e Rangnick nuk i takonte Paul Ince.

“Pronarit” të mesfushës së “Djajve të Kuq” të viteve ‘90 nuk i ka pëlqyer vendimi i trajnerit të përkohshëm, i cili në mungesë të Maguire i dorëzoi shiritin kapitenit portugezit “i mbërritur i fundit” në klub. Për shiritin e kapitenit u fol edhe para ndeshjes: Ronaldo konsiderohet lojtari më me përvojë, por vendimi duhet të ishte rezultat i një votimi mes tij dhe De Geas.

Ish-mesfushori i United, Paul Ince, nuk ka qenë aspak i bindur se superylli portugez e meriton të mbante shiritin e kapitenit. “Nëse do të kisha zgjedhur në vend të Ralf Rangnick, kapiteni im padyshim do të ishte McTominay. Jam absolutisht i bindur se kapiteni dhe roli duhet të caktohen nga performanca në fushë. Dhe asnjë nuk ka pasur performancën e McTominay. Ndër të tjera, do t’i kishte krijuar atij mundësinë të grumbullonte më shumë përvojë dhe të jetonte një moment mësimi të shkëlqyer”.

Për Ince, zgjedhja e Ronaldos si kapiten, nuk mund të shpjegohet as duke e analizuar situateën me sytë e tifozit. “Nuk e kuptoj, thjesht nuk mund të justifikoj atë që e shtyu trajnerin të merrte këtë vendim. Ronaldo shpesh largohet nga fusha, pa u ndalur as për të duartrokitur dhe përshëndetur tifozët dhe shpesh kam dëgjuar ankesa lidhur me këtë qëndrim. E përsëris, për mënyrën se si po luan, do të kisha preferuar të shihja kapiten McTominay. Ai kishte të drejtë ta provonte këtë përvojë, në bazë të performancës së tij gjatë javëve të fundit.” Për kujtesë, Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur shiritin e kapitenit të Manchester United edhe para 13 vitesh, 9 muajsh e 14 ditësh.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë manchester united një dygolësh të cristiano ronaldos borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë manchester united një dygolësh të cristiano ronaldos

Sondazh

Poll