Sport

Rasti Lukaku/ Paqe mes Chelsea-t dhe Tuchel, belgu do të sfidojë Conten e Tottenham

4 Janar 2022, 08:03 Nga DOSJA
Rasti Lukaku/ Paqe mes Chelsea-t dhe Tuchel, belgu do të sfidojë

ANGLI-Intervista, reagimi i Thomas Tuchel dhe përjashtimi nga ndeshja ndaj Liverpool. Romelu Lukaku dhe Chelsea u përballën pas stuhisë, në një qetësi të dukshme. Situata është fluide, blutë nuk duan të humbasin një lojtar që i kushtoi klubit 115 milionë euro.

Nëse pas rezultatit 2-2 kundër Liverpool, Tuchel kishte përdorur diplomacinë duke u shprehur: “Ka gjithmonë një mënyrë për t’u rikthyer, nuk është hera e parë që kam situata të tilla”, ishte deklarata e Tuchel pas ndeshjes, ajo që del nga njerëzit pranë Lukakut tregon ende  një shqetësim të fortë nga sulmuesi, ndoshta duke mos u penduar për intervistën.

Megjithatë në Londër ka pasur një takim mes drejtuesve, Tuchel dhe Lukakut. Sulmuesi do të jetë në takimin ndaj Tottenham dhe bisedimet për një largim shtyhen për një datë tjetër.Në planet e klubit, një shitje, qoftë me huazim, nuk bëhet fjalë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea lukaku tuchel chelsea lukaku tuchel

Sondazh

Poll