Politike

“Pengim i subjekteve zgjedhore”, nën hetim kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

26 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
“Pengim i subjekteve zgjedhore”, nën hetim kreu i Bashkisë

Lezhë- Kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohet për “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Policia njofton se gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale për të penguar subjektet zgjedhore.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.

Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fran frrokaj nën hetim kreu i bashkisë lezhë fran frrokaj nën hetim kreu i bashkisë lezhë

Sondazh

Poll