Art&Argëtim

E ngatërrojnë me Omicron, këngëtari poston videon: Jam artist, jo një variant Covidi

4 Janar 2022, 13:04 Nga DOSJA
E ngatërrojnë me Omicron, këngëtari poston videon: Jam

SHBA – Që kur varianti omicron i COVID-19 u shfaq në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e mediave sociale, në mënyrë të paqartë ose aksidentalisht i janë referuar këngëtarit Omari Ishmael Grandberry, si varianti “Omarion”. si135 është edhe emri i tij i artit.

Sipas Variety, artisti i rrymës R&B i ka dëgjuar të gjitha batutat dhe i ka marrë me shumë sportivitet duke bërë edhe shaka. Ai ka postuar tre video në TikTok ku thotë se nuk është një variant dhe njerëzit nuk duhet të izolohen nëse e hasin në rrugë.

“Përshëndetje, ky është Omarion. Unë jam një artist – jo një variant. Kështu që ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se nëse rastësisht më hasni në rrugë, nuk keni pse të izoloheni për 5 ditë. Megjithëse është e rëndësishme të mos më prekni dhe të mbani distancën tuaj, sepse e dini se kështu duhet të jetë, nuk keni nevojë për një test negativ për të kërcyer me muzikën time”, tha ai.

♬ Mutual (feat. Wale) – Omarion

Seria e videove në TikTok shpejt u bë virale duke grumbulluar më shumë se 100,000 shikime secila. Më pas klipet humoristike u futën në Tëitter, Facebook dhe Instagram.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz këngëtari mutacioni omicron omarion omicron këngëtari mutacioni omicron omarion omicron

Sondazh

Poll