Sport

Manchester United gabon në shtëpi ndaj Wolverhampton, Rangnick pëson humbjen e parë

4 Janar 2022, 06:33 Nga DOSJA
Manchester United gabon në shtëpi ndaj Wolverhampton, Rangnick

ANGLI – Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 21-të në Premier League ndërmjet Manchester Unitedit dhe Wolverhampton, në “Old Trafford”, ku skuadra e “Ujqërve” ka fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes për Wolvers e shënoi mesfushori portugez, Joao Moutinho në minutën e 82-të, duke i siguruar 3 pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij, e cila arriti një fitore të merituar, pasi e kontrolloi lojën përballë “Djajve të Kuq” që ishin të mefshët.

Kjo ishte fitorja e parë e Wolverhamptonit ndaj United pas 42 vjetësh, ndërkohë që me 28 pikët e grumbulluara ngjitet në vendin e tetë, me 3 pikë më pak se Manchester United, që zë vendin e shtatë në renditjen e Premier League.

Këtij “Djajtë e Kuq” e nisin keq vitin 2022. Kjo ishte humbja e katërt Manchester United në “Old Trafford” dhe e para me trajnerin e ri Ralf Rangnick në stol. Ndërkohë, për herë të dytë, shiritin e kapitenit te United e mbajti Cristiano Ronaldo, në mungesë të mbrojtësit Harry Maguire.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo në “old trafford” premier league premier league të manchester united trajnerin e ri ralf rangnick cristiano ronaldo në “old trafford” premier league premier league të manchester united trajnerin e ri ralf rangnick

Sondazh

Poll