Bota

Princeshë Vittoria mbushi 18 vjeç, njihuni me mbretëreshën e parë të Italisë

4 Janar 2022, 10:00 Nga DOSJA
Princeshë Vittoria mbushi 18 vjeç, njihuni me mbretëreshën

ITALI – Një “influencer” e kthyer në princeshë, trashëgimtarja e fronit tashmë të zhdukur italian ka festuar ditëlindjen e saj të 18-të.

Sipas Daily mail, princesha Vittoria e Savojës, e cila lindi më 28 dhjetor 2003, është vajza më e madhe e Princit Emmanuel-Philibert të Savojës dhe aktores franceze Clotilde Courau, dhe një influencuese e modës. Princi Emmanuel-Philibert tregoi moshën madhore të vajzës së tij në Instagram, duke postuar një seri fotosh së bashku me një mbishkrim që e përshkruante atë si një “princeshë rock-and-roll”.

Në fillim të këtij viti, adoleshentja foli përkrah gjyshit tw saj Vittorio Emanuele di Savoia, djali i mbretit të fundit të Italisë. Familja mbretërore e Savojave ekziston prej 1000 vitesh dhe në të gjithë rastet dinastia është vijuar nga trashëgimtarët meshkuj. Por duke qenë se Emmanuele Filiberto ka vetëm dy vajza, babai i tij, princi Vittorio Emmanuele, djali i Mbretit të fundit të Italisë, shfuqizoi me një dekret mbretëror të drejtën për trashëgimin e fronit vetëm nga meshkujt.

Vittoria tha se ndryshimi i rregullit mbretëror ishte dhurata më e mirë që gjyshi mund t’i kishte bërë. E pyetur nëse ishte e gatshme të bëhej mbretëreshë, influencerja Vittoria tha se Italia nuk është një vend shumë progresiv, por do të mësojnë. Por vendimi nuk u prit mirë nga kushëriri i Vittorio-s, Princi Amione di Savoia Aosta, i cili ka dy djem, 12 dhe 10 vjeç, që do të trashëgonin fronin nëse nuk do të ndryshoheshin rregullat. Ai e ka quajtur të paligjshëm vendimin, por Filiberto tha se kushërinjtë e tij kanë 150 vite që duan të marrin fronin.

Monarkia u shfuqizua në Itali në 1946 kur Umberto II i Shtëpisë së Savojës ishte në fron. Shtëpia e Savojës, nga e cila rrjedhin Emmanuel-Philibert dhe Vittoria, ekziston që nga viti 1003. Gjyshi i saj, Princi Vittorio Emanuele i Napolit, 84 vjeç, është pretenduesi aktual për fronin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kuriozitete itali princeshe vittoria savoja itali princeshe vittoria savoja

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2022, 07:46

Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

GJERMANI – “Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigu...