Aktualitet

Vidhnin vila dhe biznese, nuk harronin televizorët plazma! Kapen 3 hajdutët në Korçë

4 Janar 2022, 07:52 Nga DOSJA
Vidhnin vila dhe biznese, nuk harronin televizorët plazma! Kapen 3

KORÇË– Oltjon Kondi, Markel Qirjazi dhe Xhaferr Pojani janë tre burrat të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në qytetin e Korçës.

Këta persona në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e një qytetari një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri. Po ashtu, ata janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e personit me inicialet N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e personit me inicialet E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e Sh. I., një televizor plazma.

Tre personat do të akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

​​Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje në banesa dhe biznese. Vihen në pranga tre autorët e dyshuar, të cilët kanë vjedhur disa televizorë plazma, bizhuteri, shuma parash, tablet dhe sende të tjera. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve konkretisht shtetasve O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce markel qirjazi oltjon kondi vjedhje ne korce xhaferr pojani korce markel qirjazi oltjon kondi vjedhje ne korce xhaferr pojani

Sondazh

Poll