Aktualitet

Dhunuan nënën dhe gruan! Dy burra arrestohen në Elbasan dhe Librazhd

4 Janar 2022, 07:58 Nga DOSJA
Dhunuan nënën dhe gruan! Dy burra arrestohen në Elbasan dhe

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan dhe në Librazhd pasi kanë dhunuar nënën dhe bashkëshorten e tyre. Në pranga ka përfunduar 40-vjeçari me inicialet F.Ç banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu në  Librazhd u arrestua në flagrancë personi me inicialet L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”

Viti 2022 përveç se me aksidente të shumta ka nisur dhe me arrestime ndaj burrave pasi ushtruan dhunë ndaj grave të tyre. Dy të arrestuar kishte ditën e djeshme për dhunë ndaj grave në Lushnje dhe Divjakë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll