Aktualitet

Mjeku Kalo ngre ALARMIN: Nuk ka vetëm Covid-19, në qarkullim është dhe gripi stinor

4 Janar 2022, 07:49 Nga DOSJA
Mjeku Kalo ngre ALARMIN: Nuk ka vetëm Covid-19, në qarkullim

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në facebook, ngre alarmin për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët. Mjeku thotë se në vendin tonë nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe gripi stinor dhe simptomat janë pothuajse të njejta. Me anë të një postimi, mjeku thekson se përdorimi i antibiotikëve pa këshillën e mjekut po krijon një rezistencë progresive të mikroorganizmave në trup.

POSTIMI I PLOTE

Vjeshta e vonë dhe Dimri ka futur në lojën e shkaktimit të infeksioneve aerogenë, edhe viruset stinorë sidomos ato të Gripit stinor….Shfaqja simptomatike, klinike, biologjike dhe imazherike e tyre është pothuajse e njëjtë, NDAJ nuk ka rreth dhe në mesin tonë vetëm Covid-19/Sars-Cov2…. Në ndërkohë si për çdo infeksion viral ANTIBAKTERIALËT/ANTIBIOTIKËT, nuk luajnë asnjë rol në mjekimin e tyre përpos rasteve kur ato ndërlikohen me infeksione bakteriale, çka në përgjithsi nuk ndodh para ditës së 5-6 të fillimit të sëmundjes… Antibiotikët (Anti-bios) janë përgatesa ose përbërës natyrorë të cilat “lëndojnë/shkatërojnë” jetën e mikroorganizmave që rrezikojnë shëndetin tonë, POR edhe trupi ynë nuk është në përgjithsi indiferent ndaj efekteve parësore dhe dytësore të tyre…. PËRDORIMI vënd e pa vënd i Antibakterialëve/ Antibiotikëve sikundër ka ndodhur këto muajt e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, po krijon një REZISTENCË progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen…. ANTIVIRAL specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ka në përdorim, ato që mendohet se veprojnë ndaj tij janë produkte të sintetizuara laboratorikisht kundër viruseve si HIV/AIDS, shkaktarit të EBOLAS, Gripit të derrit H1N1, etj., por që pas modifikimeve të bëra “supozohet” se kanë efekt edhe ndaj Sars-Cov2/Covid-19 vetëm e vetëm në pesë (5) ditët e para të infeksionit, atë të Viremisë, të cilat përkojnë në përgjithsi edhe me periudhën e inkubacionit/heshtjes klinike të sëmundjes…. Përdorimi i tyre është treguar “mjaft dobiprurës” për financat e prodhuesve dhe të përshkruesve të tyre, por pak ose aspak dobiprurës në ecurinë e sëmundjes dhe të ndërlikimeve të saja…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi stinor tritan kalo gripi stinor tritan kalo

Sondazh

Poll