Aktualitet

Tronditet Vjena, 22-vjeçari kosovar sulmon nënën dhe kërcënon të vëllanë me thikë

4 Janar 2022, 07:50 Nga DOSJA
Tronditet Vjena, 22-vjeçari kosovar sulmon nënën dhe

VJENË – Një 22-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me fshesë nënën e tij, ndërsa nuk ka kursyer as kërcënimet me thikë ndaj të vëllait.

Ngjara e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ku sipas mediave vendase i riu është arrestuar nga policia, ndërsa e ëma dhe i vëllai fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime si pasojë e sulmit nga 22-vjeçari.

Pas ndalimit, të riut kosovar i është ndaluar kthimi në banesë deri në një urdhër të dytë, edhe në rast se del nga qelia, si dhe takimet me familjarët. I riu prej kohësh kishte qenë i dhunshëm me ta duke shfaqur shenja agresiviteti.

Marrë nga heute.at

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne austri arrestohet shqiptari ne austri

Sondazh

Poll