Aktualitet

Blindimi i portës së PD! Komisioni i Rithemelimit: Basha po e kthen në bunker privat

4 Janar 2022, 07:31 Nga DOSJA
Blindimi i portës së PD! Komisioni i Rithemelimit: Basha po e kthen

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka reaguar pas ndryshimeve të bëra në selinë blu, ku një ditë më parë, xhamat e dyerve dhe dritareve iu ndryshua ngjyra dhe u bë blindimi i portës. Në deklaratën e tyre, grupi i Rithemelimit e konsideron këtë akt si të turpshëm dhe paniku, si dhe shtojnë se Basha po shëndërron shtëpinë e demokratëve në bunkerin e tij privat.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat. Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire. Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në deklaratë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë disa ndryshime të reja në selinë e Partisë Demokratike. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë janë veshur ditën e djeshme me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD, të gjitha në ngjyrë “royal blue”. Ndryshimet në pamjen e selisë blu, vijnë 2 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga ish-kryeministri Sali Berisha për lirimin e zyrës nga ana e Bashës. Sipas Berishës, numri një i PD nuk e mban më atë post që prej 11 dhjetorit, ndaj dhe ka paralajmëruar se do të largohet “butësisht” më 5 janar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll