Aktualitet

Itali/ E dhunoi njëherë,ajo e fali!Shqiptari përsërit “fajin”,prangoset nga Policia

3 Janar 2022, 16:32 Nga DOSJA
Itali/ E dhunoi njëherë,ajo e fali!Shqiptari përsërit

ITALI– Historia e dhunës brenda familjes në Itali, ka sjellë prangosjen e një shqiptari nga ana e Policisë italiane. Një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije, u shpëtua në kohë nga efektivët tetorin e kaluar, pasi bashkëjetuesi e saj e dhunoi fizikisht.

Megjithatë, me kalimin e kohës, e reja kishte vendosur që të falte partnerin e saj, me sigurinë se me ndërhyrjen e efektivëve, ai nuk do të ushtronte më dhunë mbi të. Por e kishte gabim! Në muajin dhjetor, vetëm disa muaj pas denoncimit të fundit, shqiptari, gjithashtu i paidentifikuar, ushtroi sërish dhunë mbi të.

Hetuesi i çështjes kishte vendosur një skuadër përgjimi vetëm për të monitoruar sjelljen e shqiptarit, e pikërisht në momentin që ai përsëriti dhunën, karabinierët ishin të gatshëm për të ndërhyrë. Por kësaj here për të nuk kishte më falje. Këtë herë iu hapën dyert e burgut.

Marrë nga rassegneitalia.info

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll