Aktualitet

FT- PD vjen me “fytyrë” të re, ndryshimet 2 ditë përpara ultimatumit të Berishës

3 Janar 2022, 15:57 Nga DOSJA
FT- PD vjen me “fytyrë” të re, ndryshimet 2 ditë

TIRANË– Me ndryshimin e vitit të ri, edhe selia e Partisë Demokratike ka vendosur që të nisë 2022 me një “faqe të re”. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të bëjë disa ndryshime të vogla në fasadë. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë janë veshur sot me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD, të gjitha në ngjyrë “royal blue”.

Ndryshimet në pamjen e selisë blu, vijnë 2 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga ish-kryeministri Sali Berisha për lirimin e zyrës nga ana e Bashës. Sipas Berishës, numri një i PD nuk e mban më atë post që prej 11 dhjetorit, ndaj dhe ka paralajmëruar se do të largohet “butësisht” më 5 janar.

Ndërkohë që nga ana e tij, kryedemokrati e ka injoruar ultimatumin, por është shprehur gati për të gjithë “skenarët”, duke mos i përjashtuar mundësitë për përplasje mes dy palëve.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ndryshime ne seline e pd selia e pd ndryshime ne seline e pd selia e pd

Sondazh

Poll