Sport

E lenë në Londër, Maroku nuk e grumbullon Ziyech: “Nuk bën përpjekjen më të vogël”

3 Janar 2022, 06:37 Nga DOSJA
E lenë në Londër, Maroku nuk e grumbullon Ziyech: “Nuk

MAROK – Kupa e Afrikës ende nuk ka filluar, por tashmë po i bën njerëzit të flasin për të. Gara kontinentale ka qenë gjithmonë problem për klubet europiane, duke qenë se luhet në një kohë kur kampionatet janë në zhvillim e sipër dhe për këtë arsye disa nga yjet e futbollit rrezikojnë të humbasin të paktën një muaj, për të ndihmuar kombëtaret e tyre.

Prandaj, klubet shpesh rezistojnë, edhe pse nuk mund të refuzojnë t’i lënë lojtarët të largohen. Pavarësisht kësaj, federatat afrikane përpiqen që lojtarët e tyre të viheshin në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur. Mirëpo ka edhe raste kur vetë kombëtarja vendos të lërë një nga yjet e saj në shtëpi, siç bëri Maroku me Hakim Ziyech.

Lojtari i Chelseas do të humbasë Kupën e tij të dytë të Afrikës, pas asaj të 2017-s. Një surprizë, por deri në një pikë të caktuar, sepse marrëdhëniet mes Ziyech dhe trajnerit janë tensionuar kohët e fundit, veçanërisht pasi Ziyech refuzoi të hynte në fushë në verë (duke u ankuar për një problem fizik), pasi filloi një ndeshje nga stoli.

Një skenë që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit boshnjak dhe për këtë arsye përjashtimi, i talentit të ‘bluve’ të Londrës ka mbetur jashtë. Por tani, edhe presidenti i Federatës Marokene të Futbollit po mendon edhe ta shtojë dozën.

Duke folur për mikrofonat e ‘RadioMars’, Fouzi Lekjaa shpjegoi se përjashtimi Ziyech rrjedh pikërisht nga sjellja e lojtarit, i cili nuk i dha përzgjedhjes së tij, atë që të gjithë prisnin prej tij. “Shpresonim që Hakimi të bëhej një lider i kombëtares, i aftë për ta sjellë atë në fitore, jo një lojtar që nuk bën as përpjekjen më të vogël dhe vetëm pret të marrë topin. Dhe nuk dua të hyj në detaje…”.

Me pak fjalë, lojtari i Chelseas akuzohet për mungesë angazhimi, si nga pikëpamja e dëshirës për të udhëhequr Marokun, ashtu edhe në fushën e lojës. Dhe ndërsa shumë përzgjedhje luftojnë për të mos humbur yjet e tyre, Maroku nuk ka bërë asnjë zbritje dhe e ka lënë atë në Londër.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea në të dytën hakim ziyech kupa e afrikes lojtari i chelseas mesfushorin sulmues hakim ziyech siç bëri maroku me hakim ziyech chelsea në të dytën hakim ziyech kupa e afrikes lojtari i chelseas mesfushorin sulmues hakim ziyech siç bëri maroku me hakim ziyech

Sondazh

Poll