Bota

Presidenti brazilian shtrohet me urgjencë në spital

3 Janar 2022, 12:04 Nga DOSJA
Presidenti brazilian shtrohet me urgjencë në spital

BRAZILPresidenti brazilian Jair Bolsonaro të hënën në mëngjes është shtruar në një spital në Sao Paulo. Mediat e huaja raportojnë se presidenti fillimisht pati dhimbje të barkut dhe dyshohet se ka një problem me zorrët.

Sipas informacioneve Bolsonaro dyshohet të ketë një bllokim të zorrëve, një problem që e kishte shfaqur edhe në të kaluarën. Në muajin korrik ai u shtrua në spital për shkak të një rasti të rëndë të lemzës, ku gjatë një kontrroli të specializuar u zbulua se kishe probleme me bllokimin e zorrëve.

Gjithashtu në korrik të vitit 2018 presidenti brazilian u godit me thikë gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe iu nënshtruar disa herë operacionit në stomak.

(f.i/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jair bolsonaro jair bolsonaro

Sondazh

Poll