Bota

Stoltenberg: Rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, NATO e vendosur

3 Janar 2022, 11:56 Nga DOSJA
Stoltenberg: Rritje të tensioneve në Kosovë dhe

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar së fundmi se ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Në një intervistë për Pobjeda ai tha se NATO është e vendosur t’i ndihmojë vendet e Ballkanit që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve dhe se do të kërkojë angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim.

‘Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n. Ne jemi të vendosur të ndihmojmë vendet e rajonit të zbatojnë reforma në dobi të qytetarëve të tyre. Kjo nuk është një rrugë e lehtë, kërkon angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim por është e mundur,’– u shpreh Stoltenberg.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor jens stoltenberg nato ballkani perendimor jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll