Sport

Mes dëmtimeve dhe Covid-it, Barça arrin një fitore me vështirësi ndaj Mallorcas

2 Janar 2022, 22:26 Nga DOSJA
Mes dëmtimeve dhe Covid-it, Barça arrin një fitore me

SPANJË-Në javën e 19-të të La Ligas Barcelona është rikthyer te fitorja. Viti 2022 nis mbarë për katalanasit që mundin Mallorcan me shifrat 1-0. Një transfertë e ndërlikuar për Barçën pasi mungonin 16 lojtarë dhe Xavi u mundua të bënte një formacion të denjë për të përballur 90 minuta kundërshtarin.

Megjithatë katalanasit u përgjigjën mirë. Goli i vetëm do të shënohej në fundin e pjesës së parë ku Luuk de Jong ia doli të realizonte falë edhe një asisti perfekt nga Mingueza. Në pjesën e dytë Mallorca u mundua të gjente golin e barazimit, por pa mundur të ndryshonte fatet e takimit.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në vendin e pestë në kuotën e 31 pikëve, vetëm një pikë larg nga Atletico Madrid i vendit të katërt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona mallorca barcelona mallorca

Sondazh

Poll