Bota

Vdes ‘kukulla e vogël’ e klanit Camorra, ish-Missi që u hakmor për vrasjen e burrit

2 Janar 2022, 22:02 Nga DOSJA
Vdes ‘kukulla e vogël’ e klanit Camorra, ish-Missi që u

ITALI– Assunta Maresca, bosja e parë femër e klanit Camorrs, e njohur ndryshe edhe si Pupetta, “Kukulla e Vogël”, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçe, mbrëmjen e 29 dhjetorit, vetëm dy ditë para festave. Puppeta u shua pas luftës me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e saj në Castellammare di Stabia.

Maresca ishte gruaja e bosit të “Camorra”-s, Pasquale Simonetti. Ajo mori famë në botën e krimit, në moshën 18 vjeçare kur qëlloi për vdekje vrasësin e burrit të saj në Napoli. Në mesin e viteve 1950, ajo ishte vetëm 18 vjeçe e gjashtë muajshe shtatzënë, kur gjurmoi dhe ndoqi këmba-këmbës Antonio Espositon, i cili kishte urdhëruar vrasjen e burrit të saj.

Ajo e qëlloi atë për vdekje dhe para drejtësisë, pavarësisht dyshimeve këmbënguli se ajo ishte autorja e vetme e krimit. Maresca u gjykua për vrasje në vitin 1959 dhe në seancë ku iu dha dënimi tha se atë krim do të bënte sërish nëse do të kishte mundësi. Maresca solli në jetë djalin e saj në burg dhe pas 14 vitesh u ribashkua me të birin, Pasqualino. Pas daljes nga burgu ajo u bë pjesë e kinematografisë duke marrë pjesë në një film të frymëzuar nga jeta e saj, ndërsa më pas i hyri edhe biznesit duke hapur dy dyqane rrobash në Napoli.

Ajo nisi një romancë me trafikantin Umberto Ammaturo me të cilin pati edhe binjakë. Ammaturo ishte ‘xheloz’ për Pasqualinon, i cili kishte ambicie të ngrihej brenda klanit të Camorras dhe e eliminoi. Këtë gjë, Maresca e pikasi dhe në një intervistë për ‘The Guardian’, në 1995 rrëfeu se e kishte pyetur të dashurin e saj për t’i treguar se çfarë kishte bërë me djalin, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Gjithsesi, Puppeta vijoi të qëndronte me Ammaturo për të mbrojtur dy fëmijëte tjerë.

Ndaj aj kanë rënduar edhe akuza të tjera të rënda. Maresca u akuzua se qëndronte pas vrasjes së Ciro Galli, një anëtar i Nuova Camorra Organizzata, një organizatë e formuar nga Raffaele Cutolo i cili synonte të rinovonte Camorran. Në vitin 1982 ajo u arrestua së bashku me Ammuturon për vrasjen e Aldo Semerarit, një mjek ligjor i njohur.

Maresca bëri katër vjet burg dhe më pas u shpall e pafajshme. Maresca njihet edhe për fitoren në një konkurs bukurie në vitin 1953 kur u kurorëzua si ‘Miss Rovegliano’.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota assunta maresca nderron jete assunta maresca assunta maresca nderron jete assunta maresca

Sondazh

Poll