Sport

Gola dhe shfaqje e pastër. Chelsea e Liverpool ndajnë pikët, buzëqesh Man.City

2 Janar 2022, 18:49 Nga DOSJA
Gola dhe shfaqje e pastër. Chelsea e Liverpool ndajnë pikët,

ANGLI-Çfarë shfaqjeje! Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Liverpool zhvilluan ndeshjen më të mirë të sezonit. Një lojë me shpejtësi supersonike dhe në fund dy skuadrat detyrohen të ndajnë nga një 2-2. rezultat që favorizon Manchester Cityn që arratiset në krye.

Mane në minutën e 9′ shënoi, ndikuar nga një gafë e Rudiger. Liverpool vendosi sërish heshtjen në stadium në minutën e 26-të ku Salah shënoi nga një kënd i pamundur.

Chelsea reagoi dhe shënoi dy herë në fundin e fraksionit të parë. Mateo Kovacic shpiku një eurogol në minutën e 42′ dhe katër minuta më pas, Ivan Pulisic mori një top nga Kante dhe shleu gabimin duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol. Chelsea mban vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve, 10 më pak se Manchester City kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea liverpool chelsea liverpool

Sondazh

Poll