Sport

Tri buzëqeshje te Milani: Ibrahimovic, Leao dhe Rebic janë kthyer në grup…

2 Janar 2022, 19:13 Nga DOSJA
Tri buzëqeshje te Milani: Ibrahimovic, Leao dhe Rebic janë kthyer

ITALI – Ishin në ajër, por tani janë vërtet atje: Milani rikuperon tre lojtarë titullarë në sulm përpara ndeshjes kundër Romës. Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Ante Rebic janë rikthyer në grup në Milanello.

Kroati ishte me shokët e tij vetëm në pjesën e parë të stërvitjes, por në këtë moment edhe ai ka mundësinë të thërritet në kuadër të ndeshjes së madhe kundër verdhekuqve në “San Siro”.

Stefano Pioli, i cili ditët e fundit kishte në dispozicion Calabrian e rikthyer pas dëmtimit, bekon këto pushime të Krishtlindjes, që i kthen atij një Milan më të strukturuar për sa i përket stafit.

Nëse për Leaon dhe Rebic problemet ishin të natyrës muskulare, Ibrahimovic kishte pësuar dhimbje para ndeshjes me Empolin, për shkak të mbingarkesës në gjurin e majtë.

Duke mos e parë të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës në rifillimin e punës në Milanello, mendohej se Olivier Giroud ishte padyshim favoriti për pozicionin startues të enjten. Por tani gjithçka është kthyer në diskutim: tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet e Piolit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ante rebic ibra dhe kessié kueqinjte e milanit për zlatan ibrahimovic. rafael leao stefano pioli zlatan ibrahimovic ante rebic ibra dhe kessié kueqinjte e milanit për zlatan ibrahimovic. rafael leao stefano pioli zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll