Sport

Mancini, dëgjo Buffon! “Në Kombëtare sepse e meritoj”/ 43-vjeçari do Botërorin

2 Janar 2022, 16:51 Nga DOSJA
Mancini, dëgjo Buffon! “Në Kombëtare sepse e

ITALI-Janë 176 paraqitje me kombëtaren e Italisë dhe Buffon nuk kërkon të ndalet Këtu. Portieri i Parmës kërkon një mundësi të fundit në kualifikueset e play-offit që Italia do të luajë për të marrë një biletë për Katar 2022.
Në këtë mes është e gjithë karriera dhe jeta e njeriut që njohu lavdinë e Berlinit në vitin 2006, por edhe hidhërimin e humbjes 4-0 kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian 2012. Buffon i është bërë një pyetje.

Në moshën 43-vjeçare, a do të pranonit ftesën e Italisë edhe nëse do të ishit portier i tretë, duke kurorëzuar kështu ëndrrën për të marrë pjesë për herë të gjashtë në Botëror?

Buffon ka një përgjigje krenarie. “Askush nuk duhet të më bëjë dhurata. Unë i bëj vetë, nëse mundem, sepse sporti është meritokraci. Mund të mendoj gjithashtu se të jesh portier i tretë është shumë penalizuese, për atë që kam dhënë. Unë jam duke bërë më të mirën te Parma dhe Mancini mund ta shohë këtë”. Përfundon Buffon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport buffon italia mancini buffon italia mancini

Sondazh

Poll