Sport

Klitschko në shërbim të atdheut, ish-kampioni i botës: Zyrtarët duhet të jenë këtu!

2 Janar 2022, 17:07 Nga DOSJA
Klitschko në shërbim të atdheut, ish-kampioni i botës:

UKRAINË-Ish-kampioni i botës Vitali Klitschko është bashkuar me ushtrinë e Ukrainës dhe u ka kërkuar funksionarëve të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë.50-vjeçari ka nisur stërvitjen me ushtarakët e tjerë ku tensioni në kufi mes Rusisë dhe Ukrainës është rritur ndjeshëm.

“Shumë prej nesh e kanë kryer shërbimin ushtarak dhe ato aftësi duhet të riktheheshin. Mendoj se një stërvitje e tillë është thelbësor për zyrtarët e nivelit të lartë të një vendi që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, ka thënë Klitschko për Daily Telegraph.

 

?In an exclusive interview, the boxer turned politician urged western allies to meet Russian aggression with strength of their own https://t.co/RldZZSdeGf

— The Telegraph (@Telegraph) January 1, 2022

Në javët e fundit, Kievi ka akuzuar Moskën për grumbullimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në afërsi të kufijve me Ukrainën në përgatitje për një ofensivë të mundshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport boks klitschko rusi ukraine boks klitschko rusi ukraine

Sondazh

Poll