Sport

E përjashtoi, Tuchel bën prapaktheu për Lukakun: Mund të kthehet, ka gjithmonë…

2 Janar 2022, 22:00 Nga DOSJA
E përjashtoi, Tuchel bën prapaktheu për Lukakun: Mund të

ANGLI-Chelsea ia doli të merrte një barazim me zemër përballë Liverpool edhe pa Lukakun në fushë, i lënë jashtë skuadrës nga Tuchel. Pas barazimit 2-2, ai ka konfirmuar se ka një takim ditën e nesërme me lojtarin dhe aty gjërat do të qartësohen më shumë, ndërsa la të kuptohet se kjo që kishte ndodhur këto ditë, nuk nënkuptonte ndarjen përfundimtare me të.

“Ai është futbollisti ynë. Ka gjithmonë një rrugë për t’u kthyer, do ta qartësojmë gjithçka mes nesh dhe kur të kemi marrë një vendim dhe Romelu ta dijë, edhe ju mediat mund ta mësoni gjithashtu. Kjo çështje nuk ka pse diskutohet tani.

Nesër kemi një takim me të, nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në karrierën time”, tha gjermani duke lënë të kuptohet se nuk e trajtonte pakënaqësinë e Lukakut si diçka të jashtëzakonshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lukaku tuchel lukaku tuchel

Sondazh

Poll