Sport

Klasifikimi përfundimtar i Serie A zbulohet nga një algoritëm, surprizë e madhe…

2 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
Klasifikimi përfundimtar i Serie A zbulohet nga një algoritëm,

ITALI-Kampionati i Serisë A ka arritur në gjysmë të rrugës me Interin që kryeson kampionatin. A do të arrijë skuadra e Inzaghit të mbajë vendin e parë deri në fund? Vetëm koha mund të japë përgjigjen e duhur. Megjithatë, ka nga ata që tashmë ofrojnë një projeksion se si mund të jetë klasifikimi përfundimtar i Serie A 2021/2022.

Ky është parashikimi i faqes amerikane fivethirtyeight.com, e specializuar për kampionatet kryesore në Europë, përfshirë Serinë Analizat statistikore të lajmeve, ngjarjeve politike dhe sportive kanë rezultuar gjithmonë shumë të sakta.

Sipas faqes, Inter konfirmon veten kampion me 87 pikë, madje 12 më shumë se vendi i dyti që mbahet nga Milan. Vendi i tretë për Napolin, krah për krah me Atalantën me 73 pikë. Juventus e mbyll jashtë Champions League në kuotën e 69 pikëve, me Romën dhe Fiorentinën që e pasojnë.

Inter 87
Milan 75
Napoli 73
Atalanta 73
Juventus 69
Roma 63
Fiorentina 61
Lazio 59
Bologna 52
Torino 51
Sassuolo 50
Verona 49
Empoli 49
Udinese 47
Sampdoria 43
Venezia 35
Spezia 34
Genoa 29
Cagliari 29
Salernitana 23

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan serie a inter milan serie a

Sondazh

Poll