Sport

Çfarë është ky virus? Covid-19 prek edhe Messin

2 Janar 2022, 12:09 Nga DOSJA
Çfarë është ky virus? Covid-19 prek edhe Messin

FRANCË- PSG ka konfirmuar se Lionel Messi është një nga katër lojtarët që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Klubi parizien do të përballet të hënën në Kupën e Francës ndaj Vannes, por lojtari argjentinas nuk do të jetë në këtë përballje. Argjentinasi ka shënuar vetëm një gol në Ligue 1.

“Katër lojtarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë Leo Messi,Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Ata aktualisht janë në izolim dhe po i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor.

Neymar JR do të vazhdojë kujdesin e tij në Brazil deri më 9 janar me anëtarët e stafit mjekësor.Rikthimi i tij në stërvitje pritet pas 3 javësh.” Ishte komunikata e klubit francez.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll