Bota

Tronditet Haiti! Kryeministrit i bëjnë atentat, pak muaj më parë vranë Presidentin

2 Janar 2022, 18:27 Nga DOSJA
Tronditet Haiti! Kryeministrit i bëjnë atentat, pak muaj më

HAITI– Kryeministri i Haiti Ariel Henry i shpëtoi një atentati një ditë më parë, pikërisht në ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit. Ai bashkë me shoqëruesit po largoheshin nga një kishte ku dhe ishte zhvilluar ceremonia e pavarësisë, në momentin që u përballën me plumbat.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një bandë e armatosur hapi zjarr dhe forcat e sigurisë së kryeministrit Henry iu kundërpërgjigjën. Për pasojë një person ndërroi jetë, kurse dy të tjerë u plagosën. Vetë kryeministri nuk pësoi asnjë lëndim.

Ky është atentati i dytë i bujshëm që ndodh në Haiti brenda pak muajsh. Mbrëmjen e 7 korrikut u vra Presidenti i Haitit Jovenel Moïse në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, Një grup prej të paktën 28 ​​personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë e ish-ushtarë kolumbanë sulmuan ndërtesën ku jetonte Presidenti me familjen e tij dhe ekzekutuan kreun e shtetit.

Pas këtij atentati u vu nën hetim edhe kryeministri Henry që mbrëmë ra gjithashtu pre e një atentati. Ky zinxhir sulmesh dyshohet se vjen pas një hetimi që kishte bërë vetë Presidenti i ndjerë në lidhje me grup trafikantësh. Ai kishte bërë gati listën me emra dhe dosjen me prova, por nuk arriti ta dorëzonte dot kurrë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ariel henry atentat kryeministrit ne haiti atentat ne haiti vritet presidenti i haitit jovenel moïse ariel henry atentat kryeministrit ne haiti atentat ne haiti vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll