Bota

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

2 Janar 2022, 12:22 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të

KOSOVË- Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Me anë të një shkrimi në Facebook ai ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit. Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij. Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!- shkruan Faton Klinaku.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ajvaz karpuzi faton klinaku uck-ja ajvaz karpuzi faton klinaku uck-ja

Sondazh

Poll