Bota

Putin komenton telefonatën me Joe Biden: Mbrojtëm interesat e vendit tonë

2 Janar 2022, 16:14 Nga DOSJA
Putin komenton telefonatën me Joe Biden: Mbrojtëm interesat e vendit

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pas telefonatës me Joe Biden u shpreh se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat e vendit. Mediat e huaja raportojnë se Putin theksoi se nëse SHBA do të ndërmerrte sanksione të reja ndaj Rusisë, do të prishte përgjithmonë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fjalimin e tij të fundvitit, presidenti rus Vladimir Putin foli sërish për Ukrainën, pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden. Presidenti rus theksoi se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat kombëtarë, sigurinë e vendit dhe qytetarët e tij. Rusia i qëndron kërkesave të saj për garanci të shkruara sigurie. Moska kërkon të kodifikohet se çdo zgjerim i ardhshëm i NATO-s duhet të përjashtojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike dhe kërkon që aleanca të heqë armatimin sulmues nga vendet në fqinjësi ruse.

Presidenti amerikan nga ana tjetër u tha gazetarëve të premten se ai e këshilloi Putinin kur ata folën me telefon një ditë më parë se bisedimet e ardhshme mund të funksionojnë vetëm nëse lideri rus “zhvlerëson, jo përshkallëzon situatën” në ditët në vijim. Presidenti amerikan tha se ai gjithashtu kërkoi t’i bënte të qartë Putinit se SHBA dhe aleatët ishin të gatshëm të godasin Rusinë me sanksione ndëshkuese nëse rusët pushtojnë më tej Ukrainën.

Por Putin foli dhe për COVID duke shtuar se ishin përballur me sfida kolosale duke mësuar të jetojnë në kushte të vështira dhe të zgjidhin situata të komplikuara falë solidaritetit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine telefonata putin-biden vladimir putin joe biden konflikti rusi-ukraine telefonata putin-biden vladimir putin

Sondazh

Poll