Bota

Deputeti sugjeron: Themeluesit e BioNTech të shfaqen në kartëmonedhat euro

2 Janar 2022, 14:19 Nga DOSJA
Deputeti sugjeron: Themeluesit e BioNTech të shfaqen në

EUROPËNjë anëtar i Parlamentit Evropian i ka sugjeruar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të dielën që themeluesit e kompanisë farmaceutike, BioNTech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci të bëhen pjesë në dizajnin e ti për kartëmonedhat euro që do të ndryshojnë vitet e ardhshme. Politikani gjerman i Demokratëve të Lirë (FDP) Moritz Korner ishte i pari që bëri sugjerimin.

“Trajektorja e jetës së tyre është një histori mbresëlënëse për integrimin, përparimin, sipërmarrjen, përsosmërinë shkencore dhe potencialin e një shoqërie të hapur emigrantësh,”- shtoi ai.

Më 1 janar 2002, kartëmonedhat kesh u prezantuan si monedha zyrtare e Eurozonës, një moneshë që aktualisht përdorin 19 nga 27 shtetet anëtare të BE-së. Njëzet vjet më vonë, BQE-ja nisi një proces për ridizajnimin e kartëmonedhave .

Publiku do duhet të ketë fjalën e tij në këtë proces ridizajnimi të euros.

Qytetarët evropianë do të anketohen dhe do të formohet një grup këshillues i balancuar me kujdes me anëtarë nga secili prej 19 shteteve të Eurozonës. Megjithatë, do të kalojnë shumë vite para se të vendoset një dizajn i ri.

Marrë nga; DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biontech moritz korner özlem türeci biontech moritz korner özlem türeci

Sondazh

Poll