Bota

Kosova shpalli “non grata” zyrtarin rus të UNMIK, reagon OKB: Vendim i pazbatueshëm

2 Janar 2022, 12:35 Nga DOSJA
Kosova shpalli “non grata” zyrtarin rus të UNMIK, reagon OKB:

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të premten ka shpallur “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut. Mediat vendase raportojnë se pas këtij vendimi ka reaguar Organizata e Kombeve të Bashkuara duke lëshuar një deklaratë. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric deklaroi se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim.

“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47. Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij”,-thuhet në deklaratë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni administrata e okb donika gërvalla non grata unmik ne kosove administrata e okb donika gërvalla non grata unmik ne kosove

Sondazh

Poll