Bota

Lihet në burg farmacisti: Përdhunoi 19-vjeçaren, i preu kokën dhe ia zieu në kuzhinë

2 Janar 2022, 14:39 Nga DOSJA
Lihet në burg farmacisti: Përdhunoi 19-vjeçaren, i preu

KAZAKISTAN- Një farmacist është dënuar me 25 vite burg, pasi përdhunoi një studente dhe më pas i preu kokën dhe ia zjeu në një sobë në kuzhinën e tij. Mediat e huaja raportojnë se 28-vjeçari Rakhmanberdi Torebekov abuzoi seksualisht me 19-vjeçaren Ayazhan Edilova dhe më pas e vrau në mënyrën e tmershme për të mos lënë gjurmë.

Videot e siguruara nga hetuesit tregojnë se 19-vjeçarja stiliste, shkoi në muajin mars në apartamentin e tij në qytetin juglindor të Almaty për t’i marrë masat për një kostum. Papritur farmacisti shihet në video duke e futur viktimën e tij në një ashensor pak para se të fillonte sulmin barbar. Hetuesit thanë se farmacisti ‘i çmendur’ sulmoi seksualisht studenten e dizajnit të modës dhe pasi ajo refuzoi të bënte seks me të, ai i preu kokën ia zieu atë dhe i shkuli dhëmbët.

Ishte vëllai i Edilovës ai që ngriti alarmin për motrën dhe kur policët hynë në banesën e farmacistit, ai preu fytin e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Më vonë Torebekov pranoi se ai shpërndau pjesët e trupit të viktimës së tij në kosha plehrash nëpër qytet.

Familjarët e vajzës kërkuan dënim maksimal për 28-vjeçarin, por ai u la në burg për 25 vjet.

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ayazhan edilova farmacisti rakhmanberdi torebekov vritet 19-vjeçarja ayazhan edilova farmacisti rakhmanberdi torebekov vritet 19-vjeçarja

Sondazh

Poll