Sport

Tottenham, vazhdon efekti Conte! Tetë ndeshje pa humbje, ndaj Watford…

1 Janar 2022, 17:43 Nga DOSJA
Tottenham, vazhdon efekti Conte! Tetë ndeshje pa humbje, ndaj

ANGLI– Tottenham drejtuar nga Antonio Conte fiton vetëm në minutat e fundit përballë Watford. Ish-trajneri i Interit fiton edhe një derbi italianësh përballë Claudio Ranierit. Spursat e nisën mirë takimin ku Kane në minutën e 17′ dha sinjalin e parë, po ashtu edhe Reguilon dhjetë minuta më vonë, por portieri i ëatford ishte në një formë të mirë.

Skuadra e Ranierit u mbrojt mirë dhe vetëm në pjesën e dytë Lloris ia doli të evitojë tentativën e King. Koha kalonte dhe skuadra e Contes e kishte të vështirë të çante murin e skuadrës mike. Megjithatë do të vinte minutat e 95′ kur një harkim i Son gjen Sanchez i cili me kokë i jep fitoren Tottenham.

Me këtë sukses Tottenham shkon në 8 ndeshje rradhazi pa humbje dhe tani është në garë për katër vendet e para.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte tottenham watford conte tottenham watford

Sondazh

Poll