Sport

“Shkarkimi i Lampard nuk më befasoi, me Tuchelin e kuptova se mund të fitonim”…

1 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA

ANGLI – Jorginho është ende i bindur, se mund ta parakalojnë Cityn dhe të fitojnë Premierën, ndërkohë që nuk harron përvojën e pakënaqur me Lampard. Fantazisti, në një intervistë për “Talk Sport”, ka folur për perspektivat e skuadrës dhe ka përshkruar bilancin e një viti 2021, që sipas të gjitha gjasave nuk do ta harrojë lehtë.

FITORET – Një vit i jashtëzakonshëm fitoresh, ndoshta i papërsëritshëm. Kampion europian me Chelsean dhe Italinë. “Në fund të vitit, sezonin e kaluar, të gjithë ishim të vetëdijshëm se me Lampard skuadra nuk po performonte siç pritej dhe me potencialin që kishte. Kështu që nuk u befasova shumë kur Tuchel zuri vendin e tij. Dhe mund të them, se pas vetëm një muaji, duke punuar me trajnerin e ri, menjëherë kuptova se mund të arrijmë diçka të rëndësishme.”

PERSPEKTIVA – Mbetet për t’u parë nëse është e mundur të pranohet “bis”, apo të fitohet Premier League. Në këtë kuptim, Jorginho ka ide të qarta se çfarë duhet për të arritur një kulm, që tani është tetë pikë larg. “Unë isha te Napoli dhe kam përjetuar një situatë shumë të ngjashme. Ne po luftonim me Juventusin dhe lamë disa pikë në rrugë, që nuk mund t’i humbnim. Ti fiton edhe pa bërë kurrë gabime në sfidat e mundshme, faktor që mund të veprojë dhe të ngushtojë diferencën. Unë e kuptoj që ndeshjet e mëdha kanë një hijeshi të ndryshme, por të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për të arritur qëllimet tona.”

JANARI – Shumë në mos të gjithë, për ambiciet në Angli muaji janar, plot përplasje të drejtpërdrejta do të përcaktojë gjithçka. Tre sfida me Tottenham, Liverpool dhe City. “Do të jetë shumë e vështirë edhe sepse ne luajmë praktikisht pa ndalesë dhe është e vështirë të rikuperohemi. Situata është kjo që është, ne duhet të përshtatemi me situatën dhe të vazhdojmë të shtyjmë për të arritur qëllimet tona. Duam të fitojmë gjithçka, por për të pasur sukses duhet të besojmë te vetja dhe të punojmë shumë, pa humbur asnjë objektiv duke përballuar çdo sfidë me përqendrimin maksimal”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldos dhe jorginhos është krah jorginhos jorginho me chelsean dhe italinë parakalojnë cityn të fitojnë premierën cristiano ronaldos dhe jorginhos është krah jorginhos jorginho me chelsean dhe italinë parakalojnë cityn të fitojnë premierën

Sondazh

Poll