Sport

VIDEO/ Manchester City nuk ndalet, mposht “in extremis” edhe Arsenalin në Londër…

1 Janar 2022, 16:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester City nuk ndalet, mposht “in extremis” edhe

ANGLI – Manchester City e ka fituar 2-1 kundër Arsenalit në “Emirates” në minutat e fundit të ndeshjes, duke siguruar një fitore dhe tri pikë mjaft të rëndësishme, ndërkohë që “Topçinjtë”, që nga minuta e 59-të ishin me 10 lojtarë në fushë, pas dy kartonave të verdhë në dy minuta të Gabriel.

Arsenali zhvilloi një pjesë të parë fantastike, duke e vënë në vështirësi serioze Cityn, madje “Topçinjtë” arritën të shënonin përmes Bukayo Sakas në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Skuadra e Guardiolës u bë insistuese, ndërkohë që gjyqtari Atwel akordoi një penallti në minutën e 57-të për Cityn, pas ndërhyrjes së Xhakës ndaj Bernardo Silvas. Riyad Mahrez nga pika e penalties nuk gaboi, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë, Arsenali mori një goditje tjetër, kur mbrojtësi Gabriel u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonave të verdhë të marrë brenda dy minutash, duke i lënë “Topçinjtë” me 10 lojtarë në fushë.

Dhe ku kur mendohej se ndeshja po mbyllej me barazim, në skenë doli mesfushori Rodri i cili në minutën 90+3, shënoi golin e dytë, duke fiksuar fitoren 2-1 për Manchester Cityt, që arriti të merrte tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Arsenali mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa City me 53 pikë vijon të jetë lider i kampionatit anglez, me 11 pikë më shumë se Chelsea në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenali në “emirates” chelsea kundër manchester city ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit manchester city skuadra e guardiolës arsenali në “emirates” chelsea kundër manchester city ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit manchester city skuadra e guardiolës

Sondazh

Poll