Sport

Inter, emër i ri për mbrojtjen: gati oferta për talentin danez

1 Janar 2022, 12:35 Nga DOSJA
Inter, emër i ri për mbrojtjen: gati oferta për talentin danez

TURQI-Victor Nelsson në orbitën e Interit. Ditën e hënë hapet merkato e dimrit dhe skuadra zikaltër ka shprehur interes për mbrojtësin e Galatasaray-t. I lindur në vitin 1998, Nelsson ka një klauzolë prej 25 milionë euro, por sipas gazetës Sporx, drejtuesit e Interit besojnë se vlerësimi është shumë i lartë dhe së shpejti do të paraqesin një ofertë prej 10 milionë euro.

Pas tre sezonesh te Nordsjælland dhe dy te Kopenhagen, Nelsson iu bashkua Galatasarayt për 7 milionë euro verën e kaluar. 23-vjeçari gjithashtu ka zhvilluar dy paraqitje me Kombëtaren e Danimarkës dhe mund të jetë një profil për t’u monitoruar në rast të një lamtumire të një mbrojtësi. Edhe nëse strategjia e Interit nuk duket se parashikon përforcime në janar, më e mundur është një transferimi në muajin korrik.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter victor nelsson inter victor nelsson

Sondazh

Poll