Sport

Surprizë, Mourinho viziton qendrën e Caritas-it në Romë, natën e Vitit të Ri

1 Janar 2022, 10:11 Nga DOSJA

ITALI – Vizitë surprizë në natën e ndërrimit të viteve për të pastrehët e sistemuar në qendrën “Don Luigi Di Liegro”, pranë stacionit Termini në Romë.

Trajneri i verdhekuqve, José Mourinho, së bashku me stafin teknik, takuan njerëzit që ishin në këtë strukturë dhe u sollën dhurata për urimin e Vitit të Ri. Kjo është bërë e ditur nga Caritas Rome.

“Gëzuar Vitin e Ri dhe gëzuar 2022 për të gjithë. Por ju lutem, mos bëni sikur nuk e dini, mos harroni realitetin, mos i harroni ata! Ata ekzistojnë, janë kudo dhe kanë nevojë për ju! Ata kanë nevojë për ne të gjithë! Faleminderit Caritas-it të Romës për punën e pabesueshme të bërë”,- ka shkruar Mou.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josë mourinho josé mourinho të romës mourinho u detyrua nga caritas rome së bashku me stafin teknik të pastrehët e sistemuar në qendrën josë mourinho josé mourinho të romës mourinho u detyrua nga caritas rome së bashku me stafin teknik të pastrehët e sistemuar në qendrën

Sondazh

Poll