Bota

Pësoi infarkt në 30 dhjetor, del nga spitali Komandant Malisheva

1 Janar 2022, 15:28 Nga DOSJA
Pësoi infarkt në 30 dhjetor, del nga spitali Komandant Malisheva

MAQEDONI E VERIUT – Muhamet Krasniqi, i njohur me pseudonimin Komandant Malisheva është kthyer në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut pasi qëndroi në spitalin e Shkupit për dy ditë për shkak të infarktit që pësoi në 30 dhjetor brenda qelisë së tij. Lajmi u dha nga miku i tij dhe bashkëvuajtësi i Krasniqit, Fatmir Reqica në Facebook.

POSTIMI I FATMIR REQICËS

Sot me Bashkëluftetarin Komandant Malisheva. Para pak ore oshtë liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjindemi në Burgun e idrizovës.
Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë.
Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
Ju faleminderit të gjithve për intersimin ju jemi mirnjohës të gjithve
Urojë të gjithë të jeni të shendetshëm dhe të fryteshem në fushveprimet e juaja
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica

 

Muhamet Krasniqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkupit për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur në 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave speciale maqedonase dhe një grupi luftëtarësh shqiptarë, ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në atë përplasje mbetën të vdekur 8 policë maqedonas dhe 10 pjesëtarë të të ashtëquajturit “Grupi i Kumanovës”.

Në 2 nëntor 2017, Gjykata e Shkupit dënoi me 746 vite burg 37 anëtarët e “Grupit të Kumanovës”, ku 7 prej tyre, edhe Komandant Malisheva, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Shteti maqedonas e konsideroi “Grupin e Kumanovës” si formacion terrorist që tentoi destabilizimin e Maqedonisë së Veriut.

SHIKO DHE KËTË:

Komandant Malisheva pëson atak kardiak në burg, është stabël

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni grupi i kumanovës muhamet krasniqi grupi i kumanovës muhamet krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:21

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...