Bota

Macron merr drejtimin e BE-së: Pikë kthese për Evropën (Komentet e analistëve)

1 Janar 2022, 15:32 Nga DOSJA
Macron merr drejtimin e BE-së: Pikë kthese për Evropën

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se viti 2022 duhet të jetë një pikë kthese për Evropën pasi Franca mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. The Guardian shkruan se në një fjalim kombëtar në natën e Vitit të Ri, presidenti francez përshëndeti rolin e BE-së gjatë krizës Covid-19 dhe njoftoi një axhendë ambicioze për bllokun që mund t’i shërbejë gjithashtu fushatës së tij të brendshme për rizgjedhje.

Por analistët ndërkombëtar e kanë parë këtë gjë si një platëformë e mirëmenduar e Macron për të mbajtur pushtetin në Francë, pasi po afrohen zgjedhjet e radhës presidenciale.

“Presidenca e BE-së i jep atij një platformë të mirëpritur për të vënë në plan të parë të dhënat e tij evropiane dhe për të diferencuar veten nga rivalët e tij dhe për të sjellë propozime të reja, ide të reja në tryezë,” tha Claire Demesmay nga qendra e mendimit Center Marc Bloch në Berlin.

Dalja në skenën ndërkombëtare ka qenë gjithashtu një lëvizje popullore për çdo president francez.

“Francezve nuk u pëlqen asgjë më shumë se imazhi apo përshtypja e Francës që është “në kontroll”, tha Pierre Sellal, një ish-diplomat në misionin francez në BE.

Sébastien Maillard, drejtor i Institutit Jacques Delors, një institut pro-BE me qendër në Paris, tha se Macron do të përballet gjithashtu me presion për të ofruar pasi të ketë rritur pritshmëritë.

“Ai nuk mund të shkojë në raundin e parë [të zgjedhjeve presidenciale] më 10 prill pa marrë disa rezultate nga presidenca evropiane. Kjo është sfida për të, por mund të jetë gjithashtu një mundësi reale”, tha Maillard

Udhëheqësit evropianë do të takohen në Paris më 10-11 mars, gjë që mund të jetë një shans për ta për të rënë dakord për një reformë të madhe të rregullave buxhetore të bllokut.

Shumë do të varet nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, qeveria e koalicionit të të cilit shihet si skeptike ndaj reformave buxhetore, por mbështetëse e agjendës së Macron.

Presidenca e Francës është një mundësi e rëndësishme që duam ta shfrytëzojmë së bashku për të forcuar Evropën dhe për ta bërë të përshtatshme për t’u përballur me sfidat e së nesërmes”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Brenda vendit, kundërshtarët e kanë akuzuar tashmë Macron-in për organizim elektoral dhe thonë se ai duhet ta kishte shtyrë radhën e Francës në krye të OKB-së deri pas zgjedhjeve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena baerbock emmanuel macron jacques delors marc bloch olaf scholz pierre sellal sébastien maillard annalena baerbock emmanuel macron jacques delors marc bloch olaf scholz pierre sellal sébastien maillard

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:21

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...