Bota

Presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri

1 Janar 2022, 15:01 Nga DOSJA
Presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri

UKRAINË- Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore. Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.

Zelenskiy tha se “qëllimi kryesor” i Qeverisë ukrainase mbetet dhënia fund e luftës ndërmjet Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ai premtoi se “viti 2022 do të jetë vit më i mirë”.

Presidenti ukrainas shprehu bindjen se Krimea “një ditë” do t’i kthehej kontrollit të Kievit.

“Ne mund të themi se e kemi rikthyer Krimenë në agjendën botërore dhe një ditë ne do të mund të themi se ia kemi kthyer Krimenë Ukrainës”, tha Zelenskiy. “Dhe është e rëndësishme që të kthehen të gjithë të burgosurit. Që të gjithë”, shtoi ai.

Zelenskiy shprehu mbështetjen për qytetarët e rajonit të Krimesë, që është i okupuar nga Rusia, të cilët janë arrestuar nga autoritetet ruse.

Ai tha se “ata nuk humbën dinjitetin e tyre dhe thanë të vërtetën për Krimenë, gjë për të cilën humbën lirinë e tyre”.

Teksa presidenti ukrainas po fliste, në video doli edhe klipi i korrespondetit të Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, që ishte ndaluar në Krime në mars dhe ka thënë se ishte torturuar në kohën sa kishte qenë në mbajtje nga autoritetet.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota viti i ri volodymyr zelenskiy viti i ri volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 13:02

Papa Françesku: Dhuna ndaj grave ofendon Zotin

VATIKAN- Papa Françesku ka përdorur urimin e Vitit të Ri për të dërguar një thirrje qw t’i jepet fund dhunës ndaj grave. Në nisje të shërbesës sot ...

Bota 1 Janar 2022, 12:24

VIDEO/ Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

KOSOVË- Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmij...