Bota

Shqiptari i Kosovës i zhgënjyer nga Rama: Do na jepte drita, po festojmë pa to

1 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
Shqiptari i Kosovës i zhgënjyer nga Rama: Do na jepte drita, po

KOSOVË– Një shqiptar në Kosovë është ndjerë i zhgënjyer nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në videon e ‘JOQ’ shihet që në banesën e tij nuk ka drita. Pikërisht për këtë është mërzitur ai, duke bërë të ditur se Rama premtoi se qytetarët e Kosovës do të festonin natën e ndërrimit të viteve me drita, mirëpo nuk ndodhi.

‘Më zhgënjeu Edi Rama, do na jepte dy ditë drita, në Gjakovë duke festu festën pa drita’– thotë qytetari në video.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në 15 vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli gjendjen emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësimin e çdo mundësie ndihme për Qeverinë e Kosovës. E gjitha në mënyrë që qytetarët të kalojnë vitin e ri me energji elektrike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora edi rama kriza energjitike ne kosove edi rama kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:21

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...