Bota

LAJM I MIRË! Kreu i OBSH: Viti 2022 do sjellë mposhtjen e pandemisë Covid-19

1 Janar 2022, 08:03 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Kreu i OBSH: Viti 2022 do sjellë mposhtjen e

SHBA– Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur në vigjilje të Vitit të Ri se 2022 mund të sjellë edhe fundin e pandemisë. Kreu i OBSH tha se bota i ka mjetet që “t’i japë fund kësaj fatkeqësie” ndërsa rastet me Covid arrijnë shifra të reja rekord.

‘Sa më shumë të vijojë pabarazia, aq më shumë do të zgjasë edhe pandemia. Dy vjet më vonë, mjetet në dispozicion për të luftuar Covid-19 mbeten të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në të gjithë botën. Në Afrikë, tre në katër punonjës të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar, ndërsa njerëzit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po marrin doza të treta përforcuese. Ky hendek ka bërë që shanset për shfaqjen e varianteve të reja më të mundshme, duke na mbyllur në një cikël humbjesh të vazhdueshme, vështirësish dhe kufizimesh,” tha Tedros.

“Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë dhe i japim fund makthit global që kemi jetuar të gjithë. Dhe kjo është e mundur,” shtoi ai.

Burimi: Business standart

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid covid ne bote fundi i covid tedros adhanom ghebreyesus covid covid ne bote fundi i covid tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 13:02

Papa Françesku: Dhuna ndaj grave ofendon Zotin

VATIKAN- Papa Françesku ka përdorur urimin e Vitit të Ri për të dërguar një thirrje qw t’i jepet fund dhunës ndaj grave. Në nisje të shërbesës sot ...