Bota

U vra me dron nga SHBA, mijëra irakianë përkujtojnë vdekjen e Qazim Sylejmanit

1 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
U vra me dron nga SHBA, mijëra irakianë përkujtojnë vdekjen

IRAK – Mijëra persona u mblodhën në sheshin kryesor të Bagdatit për të përkujtuar 1-vjetorin e vrasjes së komandantit të njohur iranian Qazim Sylejmani dhe vartësit të tij në 3 janar 2020 në afërti të aeroportit të Bagdatit.

“Vdekje SHBA!” dhe “Terrorizmi amerikan duhet të marrë fund” ishin disa prej sloganeve të demonstruesve irakianë që fajësojnë SHBA-në për politikat e saj armiqësore në arenën ndërkombëtare.

Qazim Sylejmani ishte njëri prej figurave më të rëndësishme ushtarake dhe politike në Iran dhe Lindjen e Mesme. Ai njihet për politikat e mbështetjes së komunitetit shiit në Iraq dhe rajon. Megjithatë, ai konsiderohej si element i dëmshëm për politikat e SHBA-së. Ish-presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi vrasjen e tij. Në 3 janar 2020, një dron ushtarak amerikan vrau me raketë Suleimanin dhe vartësin e tij Abu Mahdi al-Muhandis në afërsi të aeroportit të Bagdatit. Irani deklaroi se do të hakmerrej për vdekjen e tij. Pesë ditë pas ngjarjes, aviacioni iranian goditi një bazë ajrore të trupave amerikane në Erbil. Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më shumë.

Marrë nga “Middle East Eye

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald tramp irak perplasja iran shba qazim sylejmani donald tramp irak perplasja iran shba qazim sylejmani

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 13:02

Papa Françesku: Dhuna ndaj grave ofendon Zotin

VATIKAN- Papa Françesku ka përdorur urimin e Vitit të Ri për të dërguar një thirrje qw t’i jepet fund dhunës ndaj grave. Në nisje të shërbesës sot ...

Bota 1 Janar 2022, 12:24

VIDEO/ Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

KOSOVË- Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmij...