Aktualitet

VD-Në fillim të Vitit të Ri, merr flakë apartamenti në ‘Don Bosko’, asnjë i lënduar

1 Janar 2022, 06:02 Nga DOSJA
VD-Në fillim të Vitit të Ri, merr flakë apartamenti në

TIRANË– Në orët e para të vitit 2022 u shënua një incident. Policia raportoi gjatë natës se një apartament u përfshi nga flakët në katin e katërt të pallatit në ‘Don Bosko’ në Tiranë. Raportohet se zjarri ka rënë në banesën e cila është në pronësi të personit me inicialet G.B. Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar apo viktima, vetëm dëme materiale. Forcat zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e shkakut.


NJOFTIMI I PLOTË:

Me datë 01.01.2022, rreth orës 00:10, në “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr zjarr ne don bosko zjarr ne tirane zjarr zjarr ne don bosko zjarr ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2021, 23:00

Gëzuar 2022!

TIRANË- Ndërrohen vitet! Gëzuar 2022 nga Dosja.al… Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga fishekzjarret që ndryshe nga herë...