Bota

Trump kërcënon me hakmarrje Iranin: Do të përballet me forcë dërrmuese e të madhe

26 Qershor 2019, 06:17 Nga DOSJA
Trump kërcënon me hakmarrje Iranin: Do të përballet me

SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump, kërcënoi sërish Iranin se do përballet me hakmarrje nëse sulmon, atë që ai e quajti se i përkiste vendit të tij.

Deklaratat e presidentit Trump bëhen pasi Irani tha se sanksionet e reja të SHBA-së përjashtuan çdo diplomaci dhe i quajti veprimet e Shtëpisë së Bardhë “prapambetje mendore”.

Me anë të një postimi në rrejtet sociale, Trump theksoi dhe njëherë se Irani do të përballet me sulme. 

Deklarata shumë injorante dhe fyese nga ana e Iranit, vetëm tregon se ata nuk e kuptojnë realitetin. Iranit do të përballet me forcë dërrmuese dhe të madhe nëse sulmon gjithçka që i përket Amerikës. Në disa fusha, forca dërrmuese do të thotë zhdukje. Nuk ka më John Kerry&Obama”, shkroi Trump në Twitter.

Përshkallëzimi i retorikës mes dy vendeve vjen një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione të reja kundër Iranit.

Sanksionet, që godasin edhe zyrën e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, vijnë në kohën e shqetësimeve në rritje se dy vendet po shkojnë kah konflikti ushtarak.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump irani perplasja iran shba sanksionet e shba donald trump irani perplasja iran shba sanksionet e shba

Sondazh

Poll