Bota

Dialogu me Serbinë/ Daçiç: Nuk është komprois të njohim Kosovën në tërë territorin

24 Qershor 2019, 12:42 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Daçiç: Nuk është komprois

Dialogu me Serbinë/ Daçiç: Nuk është kompromis të njohim Kosovën në tërë territorin

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç,ka deklaruar se zgjidhja e kompromisit, lidhur me çështjen e Kosovës nuk mund të nënkuptojë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës në tërë territorin e saj.

“Për ne tani është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Kjo zgjidhje nuk mund të bëhet me detyrim, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në tërë territorin e saj. Ky nuk mund të jetë kompromis”, tha Daçiç në një konferencë për mediet në Beograd.

Daçiç u shpreh se Serbia nuk paraqet asnjë pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por kërkon të hiqet taksa 100% që Kosova ka vendosur ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi ivica dacic taksa ndaj mallrave serbe dialogu kosove-serbi ivica dacic taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll