Bota

I kërkon falje popullit, vajza e ish-presidentit paguan mbi 1 miliardë euro për të dalë nga burgu

24 Qershor 2019, 15:54 Nga DOSJA
I kërkon falje popullit, vajza e ish-presidentit paguan mbi 1 miliardë

UZBEKISTAN- Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, ka deklaruar se ka paguar mbi një miliard euro shtetit për lirimin nga burgu.

46-vjeçarja Gulnara Karimov, vajza e madhe e presidentit, i cili vdiq në 2016 pas më shumë se një çerek shekulli në pushtet, u dënua në 2017 me 10 vite burg për mashtrim me tatimet, përvetësim dhe fshehje të parave në prerje të huaja që arrijnë shuma marramendëse.

Ndërsa, vitin e kaluar  dënimi për të u dha për pesë vite “arrest shtëpiak”, por Karimova u dërgua në mars në burg për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, pas mosrespektimit të “arrestit shtëpiak” dhe refuzimit për t’i paguar dëmshpërblim shtetit të Azizë Qendrore.

Përmes një mesazh të publikuar në Instagram Gulnara Karimova i kërkoi falje popullit të saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gulnara karimov islam karimov gulnara karimov islam karimov

Sondazh

Poll